Sinoptikanët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 26 gradë.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri në 8 gradë, ndërsa gjatë ditës deri në 25 gradë.
Deri në fund të javës moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa ato ditore do të mbeten brenda mesatares për këtë periudhë të vitit. / Aktuale.mk







