November 17, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Komuna

Terr në disa rrugë të Kumanvës, ndriçimi publik i ka fikur dritat prej disa javësh (Video)

29/09/2026
in Komuna, Maqedoni
Terr në disa rrugë të Kumanvës, ndriçimi publik i ka fikur dritat prej disa javësh (Video)
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrugën “Zhikica Ivanovski – Shpanac”, e cila lidh dy arteriet kryesore të qytetit, “Tode Mendoll” dhe “Dr. Ribar”, ndriçimi publik nuk funksionon prej disa javësh. Banorët ankohen për errësirën dhe kërkojnë nga institucionet ndërhyrje sa më të shpejtë për zgjidhjen e problemit. Komuna e Komunaovës përgjegjësinë ia hedh kompanisë private që e mirëmban rrjetin, e cila njoftoi për Portalb.mk se këtë javë do të ndërhyjnë. 

Foto

Qytetarët kanë ngritur shqetësime për mungesën e ndriçimit, veçanërisht në orët e mbrëmjes, duke theksuar se rrugët e pandriçuara vështirësojnë qarkullimin dhe krijojnë pasiguri për banorët dhe kalimtarët.

Foto

Jeton Ismaili, banor i Kumanovës për Portalb.mk tha se mungesa e ndriçimit publik është veçanërisht shqetësuese gjatë natës, pasi rrugët e errëta vështirësojnë lëvizjen dhe mund të paraqesin rrezik për këmbësorët.

Foto

“Gjatë natës është rrezik të dalësh dhe të ecësh në këmbë, sepse nuk mund të shohësh asgjë. Tani, me shkurtimin e ditës, situata do të jetë edhe më shqetësuese. Fëmijët dalin nga shkolla kur tashmë është errët dhe duhet të kalojnë nëpër rrugë të pandriçuara. Përveç qenve endacakë, ekziston edhe rreziku që të lëndohen, pasi në errësirë nuk mund të shohin se ku shkelin”, tha Ismaili.

Foto

Ai kërkoi që institucionet dhe shërbimet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të rikthejnë ndriçimin në rrugët ku ai mungon.

Bunjamin Osmani, tjetër banor i lagjes, tha se zakonisht del për të ecur pas përfundimit të orarit të punës, por mungesa e ndriçimit publik siç shprehet ai, e ia vështirëson lëvizjen.

“Si për këmbësorët, ashtu edhe për veturat, është e vështirë të lëvizësh në rrugët ku mungon ndriçimi. Do të bëja thirrje që problemi të zgjidhet sa më shpejt dhe të mundësohet lëvizje më e sigurt”, tha Osmani.

Portalb.mk iu drejtua Komunës së Kumanovës se pse ndriçimi publik në këto rrugë nuk punon prej disa javëve dhe pse nuk kanë ndërhyrë. Por nga komuna theksuan se mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik është përgjegjësi e partnerit privat të komunës, ICS Sistem Servis, i cili, sipas tyre, ka vendosur tre numra telefoni për raportimin e defekteve.

“Defektet mund të raportohen gjatë 24 orëve, pasi numrat e telefonit janë të lidhur me një aparat zanor (‘telefon sekretare’), i cili pas thirrjes jep udhëzime. Pas sinjalit mund të raportohet se ku ndodhet defekti, përkatësisht numri i ndriçuesit ose adresa e shtyllës”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Nga aty u bëjnë thirrje qytetarëve se në rast kur ndonjë defekt është raportuar në mënyrë të rregullt dhe nuk është intervenuar, të drejtohen në hapsirat e komunës.

“Defekti do të raportohet edhe nga ana jonë dhe do të kërkohen të dhëna për arsyen se pse nuk është vepruar”, theksojnë nga komuna.

Nga kompania ICS Sistem Servis, për Portalb.mk theksuan se brenda kësaj jave do të intervenojnë dhe ta rregullojnë ndriçimin përgjatë kësaj rruge. Nga atje shtuan se për problemin në këtë rrugë kanë marrë njoftim dhe ekipet e tyre do të ndërhyjnë për ta sanuar brenda afatit të paraparë.

“Në momentin kur marrim njoftim nga qytetarët për mosfunksionimin e ndriçimit publik, ekipet tona brenda dy-tre dite do të dalin në terren për t’i sanuar problemet. Qytetarët duhet të njoftojnë përmes emrit të rrugës dhe numrit të shtylles që ekipet tona të dalin në terren për ta zgjidhur problemin”, thonë nga ICS Sistem Servis.

Për raportimin e defekteve në ndriçimin publik janë në dispozicion numrat:

  • 0800-88-0-88
  • 031-380-390
  • 070-38-28-00 

Ndryshe, ndriçimi publik dhe funksionalizimi i saj në të gjithë qytetin ka qenë edhe premtim i kryetarit aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në zgjedhjet e fundit lokale.

Related Posts

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani
Maqedoni

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani

16/11/2026
Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati
Komuna

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

16/11/2026
Mexhiti: Në Shën Naum shkuam për ta bërë pikën kufitare me Shqipërinë, jo për ta takuar Vuçiqin- Ballkani i Hapur i takon të kaluarës
Maqedoni

VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!

16/11/2026
Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi
Maqedoni

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16/11/2026
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

16/11/2026
VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë
Maqedoni

VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV

16/11/2026
Next Post
“Zgjedhjet në Bërvenicë”, Elezi: Kandidati ynë kalon në raundin e dytë

"Zgjedhjet në Bërvenicë”, Elezi: Kandidati ynë kalon në raundin e dytë

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK