Shkruan: Iljasa Salihu
“Në Kishën Ortodokse qiriu është shprehje e gjerë e një ofrimi personal drejtuar Perëndisë, shenjtorëve dhe Kishës. Ai ndizet si shenjë nderimi, si shfaqje e gëzimit dhe hidhërimit shpirtëror, simbol i gëzimit dhe fitores së Kishës, si shprehje dhe fuqizim i lutjes.”
Në wikipedia kërkova kuptimin e ndezjes së qiriut. Mirëpo, sidoqoftë, megjithatë, gjithsesi, Kosova është shtet larik, më falni, laik.
S’do mend se njeriu duhet të mishërohet me viktimat, mirëpo në rastin e Beogradit, heshtja dhe keqardhja në heshtje do të ishin më se të duhura. Shteti për të cilin shteti “laik” ndezë qirinjë, të paktën as falje nuk ka kërkuar për vrasjen e 1432 fëmijëve.







