Shkruan: Sead Ramadani
14 vjet.
I mitur apo hero!
Ditën e djeshme ndëgjova shum informacione për lirin e fjalës së gazetarisë, ankesa se gazetarët po kërcnohen, po sulmohen etj.
Mos e xhvendosni problemin sepse edhe luftë botërore të bëhet kundër krimit nuk do të mundet të triufohet ndaj tij, përderisa kemi një filozofi të këtillë gazetareske.
Sot, lajm është vetëm e keqja.
Sot, lajm është vetëm ofendimi.
Sot, lajm është vetëm kundërshtimi i egër.
Sot, lajm është vrasja.
Sot, lajm është krimi. etj, etj.
Sot, debat quhet, të folurit me fyerje, ofendime, cytje për përçarje etj.
Sot një vrasës, për 3 muaj nëpër media i përmendet emri mbi 10.000 herë.
Sot, mediat kan sistem të gabuar vlerash.
Prandaj dhe do të shohim edhe fëmijë 14 vjeçar kriminel, vrasës masiv.
Aq shum është zhytur në praktikë ky sistem satanik i vlerave në shoqëri, sa që rinia mendon se nuk egziston tjetër sistem vlerash.
Cudija është se. Qëllimmiri i mbështet këto “vlera”, sepse jan agjendë e sistemit. E sistemin masa gjithmon e pëlqen.
Duke mos e njohur satanizzzmin ja duam agjendën por nuk ja duam pasojat. Më vjen keq por, kjo është nga injoranca.







