Muftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli, dje ka pritur në takim vëllazëror Drejtorin e Komisionit Disiplinar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë, avokatin e mirënjohur nga Çegrani i Gostivarit që vepron në Vjenë të Austrisë, Mr. Mirsad Musliu, përcjell Open-TV.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë që në vizitë vëllazërore të mirëpres Drejtorin e Komisionit Disciplinar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë, avokatin e mirënjohur nga Çegrani i Gostivarit që vepron në Vjenë të Austrisë Mr. Mirsad Musliu.
Mysafirin e nderuar që e pritëm së bashku me përgjegjësin e sektorit financiar pranë Muftinisë H. Mallzim ef. Zendeli, e njoftuam me rrjedhën e punëve në muftini dhe patëm kënaqësinë të dëgjojmë edhe përvojat e tija nga Bashkësia Islame e Austrisë dhe rastet tjera.
Z. Musliu është një figurë mjaft me peshë në jetën publike të Austrisë dhe njihet për mbrojtje të suksesshme të shumë rasteve me relevancë në Vjenë dhe në mbarë Austrinë. Ndër të tjera, ai ka mbrojtur edhe Republikën e Kosovës në një rast. E falënderoj për vizitën dhe lutem që All-llahu ta shperblejë me shpërblimet e Tija të pakufishme! (Open-TV)








