Nënkryetari Shkëndijës për Diasporë, Bastri Ajdari, ka treguar mbështetjen e tij për Shkëndijën e Haracinës.
Foto: Bastri Ajdari (i pari majtas)
Sot Shkëndija u përball me GFK Kumanovo në derbin e javës së 3-të të Ligës së Tretë-Veri, dhe mërgimtari Bastri Ajdari ka shpërndarë disa imazhe në të cilin shihen në foto së bashku me kryesinë e klubit (Sulejman Alimi, Daut Beqiri dhe Nehat Isufi në foton 1 dhe Sedat Iljazi e Daut Beqiri në foton 2), duke përkrahur klubin e tyre të zemrës. Shkëndija fitoi 6-0 dhe ai po kthehet i lumtur në Zvicër. (Open-TV)






