Atletiko dhe Real e përfunduan derbin e madh spanjoll me rezultat 1-1, por pas një ndërprje që zgjati rreth 20 minuta.
Shkak ishte bërë një provokim nga portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, kundrejt tifozëve të Atletico Madrid. Këta të fundit hodhën çakmak në drejtim të tij, ndërsa belgu ja u hodhi mbrapsht dhe i provokoi me gjeste dhe duke buzëqeshur.
Më pas, situata eskalonte me tifozët e “Los Cholchoneros” që tentuan të futen në fushë. Ndërkohë arbitri vendosi të dërgonte të gjithë në dhomat e zhveshjes, me Koke dhe Diego Simeone që po tentojnë të qetësojnë tifozët e tyre.





