November 17, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Sport Futboll

Struga Trim Lum, në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të AKE – ECA në Athinë (FOTO)

10/10/2024
in Futboll
Struga Trim Lum, në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të AKE – ECA në Athinë (FOTO)
Share on FacebookShare on Twitter

Dy përfaqësuesit e skuadrës tonë, Arbtrim Qyra dhe Miftar Shaqiri – Tali, patën mundësinë të takohen me figura të shquara të futbollit…

Foto

Struga Trim Lum e përfaqësuar nga presidenti i saj, Arbtrim Qyra dhe Sekretari i Përgjithshëm, Miftar Shaqiri – Tali, ishin pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), që nga data 8 deri më datë 10 tetor u mbajt në Athinë.

Foto

Në hapje të asamblesë, të gjithë përfaqësuesit e klubeve u mirëpritën nga Kryetari i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, i cili vuri theksin në përparësitë dhe sfidat që i presin klubet evropiane.

Foto

Në rend të ditës ishin çështje kyçe si përditësimi i garave të klubeve, raporti i administratës së ECA-s, zgjedhjet për bordin e ECA-s, miratimi i llogarive për vitin 2023/24, financimi i periudhës 2024-2030, buxheti për vitin 2024/25 dhe emërimi i auditorëve për këtë periudhë.

Foto

Gjithashtu në këtë Asamble, Asociacioni i Klubeve Evropiane (ECA) dhe UEFA vazhduan bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2033. Në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i ECA-s, Nasser Al-Khelaïfi dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, rikonfirmuan bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe suksesin e futbollit evropian të klubeve për më shumë se 15 vjet.

Në këtë Asamble, përveç Al-Khelaïfi dhe Çeferin, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit, Patrice Motsepe, Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, Presidenti i Ligave Evropiane, Pedro Proença, përfaqësues nga Komisioni Evropian, përfaqësues të FIFPRO, shumë legjenda të futbollit, si dhe përfaqësues të ekipeve të ndryshme nga Europa, përfshirë këtu edhe klubet nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Dy përfaqësuesit e skuadrës tonë, Qyra dhe Shaqiri, patën mundësinë të takohen me figura të shquara të futbollit, si Kryetarin e ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, si dhe ish futbollistët e njohur, si Rui Kosta, Xhorxhio Kielini, Ivan Kordoba, etj.

Struga Trim Lum pjesë e kësaj Shoqate të Klubeve Evropiane (ECA), që numëron plotë 717 klube nga gjithsej 55 vende të Europës, është gati 5 vite, ndërsa bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim për të kontribuar në përfaqësimin e denjë të klubit tonë, por edhe futbollit të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare.

Related Posts

Ndërron jetë Ismailhaki Kuriu – Mali, presidenti i parë i KF Shkëndija në Tetovë
Futboll

Ndërron jetë Ismailhaki Kuriu – Mali, presidenti i parë i KF Shkëndija në Tetovë

16/11/2026
Kumanova 2010 dhe Liria, duel për kreun e tabelës! Dy skuadrat me 5 fitore në 5 ndeshje
Futboll

Kumanova 2010 dhe Liria, duel për kreun e tabelës! Dy skuadrat me 5 fitore në 5 ndeshje

16/11/2026
Maqedonia rritë ritmin përpara Skocisë – çdo seancë stërvitore është e rëndësishme në pritje të sfidës së madhe (FOTO)
Futboll

Maqedonia rritë ritmin përpara Skocisë – çdo seancë stërvitore është e rëndësishme në pritje të sfidës së madhe (FOTO)

10/11/2026
“Nuk do të harrojmë kurrë. Zoti e mëshiroftë Xhevat Prekazin”,Galatasaray me mesazh prekës pas vdekjes së legjendës së futbollit
Futboll

Mësohet data dhe koha e mbledhjes përkujtimore të Xhevat Prekazit, ja ku do të mbahet

09/11/2026
Shuhet nga jeta legjenda e futbollit Xhevat Prekazi
Futboll

Shuhet nga jeta legjenda e futbollit Xhevat Prekazi

08/11/2026
“Nuk do të harrojmë kurrë. Zoti e mëshiroftë Xhevat Prekazin”,Galatasaray me mesazh prekës pas vdekjes së legjendës së futbollit
Futboll

“Nuk do të harrojmë kurrë. Zoti e mëshiroftë Xhevat Prekazin”,Galatasaray me mesazh prekës pas vdekjes së legjendës së futbollit

08/11/2026
Next Post
Alimi: Ia dolëm që mbrohemi mirë dhe të shënojmë 3 gola, tani kërkojmë fitore edhe në Jerevan

Alimi: Ia dolëm që mbrohemi mirë dhe të shënojmë 3 gola, tani kërkojmë fitore edhe në Jerevan

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK