Skuadra e Bashkimit ka shënuar edhe një fitore si mysafir. Kumanovarët sot pasdite në Bogdanci kanë deklasuar Vardarskin me rezultat 0-3, raporton Open-TV.
Golin e parë për Bashkimin e ka shënuar kapiteni Burhan Aliji në minutën e 11-të të takimit, kurse dy golat tjerë i shënuan Hebib Saiti dhe Memetriza Hamza.






