Të nderuar qytetarë,
në kuadër të investimeve për rritje të efikasitetit energjetik, me kënaqësi ju informoj se kemi filluar me instalimin e fotovoltaikëve për Shkollën Komunale Gjergj Kastrioti Skënderbeu -Haraçinë.
Ky është një projekt që po e realizojmë bashkarisht me Qendrën për Bashkëpunim dhe zhvillim rajonal nga Republika e Sllovenisë.
Duke pasur parasysh se tani më e kemi mbaruar instalimin e pompave termike, mund të themi se jemi duke rrumbullakosur qëllimin tonë për fatura minimale për energji elektrike, gjithashtu edhe kursim për lëndet djegëse (NAFTË) por nuk do të gabojmë nëse themi se qëllimi jonë final është pavarësimi i plotë energjetik që nënkupton zero harxhime për energji elektrike për të gjithë shkollat dhe objektet komunale.
Me mburrje mund të themi se ndoshta jemi ndër komunat që më së shumti kemi përparuar në aspekt të efikasitetit energjetik.







