Të mërkurën, në stadiumin e qytetit në Tetovë u përballen Shkëndija dhe Besa, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën e Parë, shkruan Open-TV.
Kuqezinjtë fituan me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes për Open-TV ka folur Bashkim Veliu, i cili i shënoi gol Shkëndijës, për të cilën skuadër luajti dy vite para se të transferohet te Besa.
Mbrojtësi tetovar u shpreh i emcionuar që u përball ndaj ish-klubit të tij.
“Ishte ndjenjë e veçantë, sepse në njërën anë duhet të luftosh për klubin aktual K.F Besa, kurse në anën tjetër të shënoj gol ndaj shokëve me të cilët kam luajtur dy vitet e kaluara. Megjithatë, ky është futbolli”, deklaroi Bashkim Veliu.
Besa në fundjavën që vjen e pret në Gostivar, Struga Trim Lum. (Open-TV)





