November 17, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

ASH: Pllaka me termin “terroristë shqiptarë” në kazermën Ilinden është gjuhë urrejtjeje, të hiqet menjëherë

28/04/2026
in Maqedoni
ASH e Taravarit me 4 kandidatë në zgjedhjet lokale, ja emrat
Share on FacebookShare on Twitter

Shkup, 28 prill – Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar ashpër ndaj homazheve të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, të bëra në kazermën “Ilinden”, pranë pllakës përkujtimore kushtuar katër ushtarëve maqedonas të vrarë më 28 prill të vitit 2001 në zonën e Vicës, duke e cilësuar të papranueshme praninë e termit “terroristë shqiptarë” në atë memorial.

Foto

Në reagimin e ASH-së thuhet se veprimi i ministrit Misajlovski dëshmon, siç vlerësojnë ata, “urrejtjen e vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve”, ndërsa gjuha e përdorur në pllakën përkujtimore cilësohet si shoviniste, diskriminuese dhe në kundërshtim me standardet demokratike dhe multietnike të shtetit.

Foto

Sipas Aleancës për Shqiptarët, fakti që një ministër i një shteti multietnik vendos lule dhe bën homazhe para një pllake ku shqiptarët identifikohen në mënyrë kolektive me termin “terroristë”, përbën fyerje për bashkëqytetarët shqiptarë dhe legjitimon gjuhën e urrejtjes në nivel institucional.

Foto

Partia e Taravarit kërkon nga partneri qeveritar VLEN, përmes zëvendësministrit të Mbrojtjes Admir Shabani, të kërkojë menjëherë heqjen ose ndryshimin e tekstit të pllakës, ndërsa nga ministri Misajlovski kërkon sqarim publik dhe ndërhyrje konkrete për largimin e, siç thuhet, kësaj gjuhe fyese nga kazerma “Ilinden”.

Foto

Në reagim rikujtohet se Marrëveshja e Ohrit është dëshmi historike dhe politike se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishin “luftëtarë të lirisë dhe të drejtave”, e jo siç, sipas ASH-së, i etiketon pllaka kontestuese.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon gjithashtu se në Armatën e Maqedonisë së Veriut shërbejnë ushtarë, oficerë, nënoficerë e gjeneralë shqiptarë, duke e bërë edhe më problematik, sipas tyre, përdorimin e një terminologjie të tillë brenda një institucioni shtetëror.

“Kujtesa për të rënët është legjitime dhe njerëzore, por nuk mund të shërbejë si justifikim për gjuhë urrejtjeje ndaj një komuniteti të tërë”, thuhet në reagim, ku theksohet se një praktikë e tillë bie ndesh me aspiratat evropiane të vendit.

Related Posts

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani
Maqedoni

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani

16/11/2026
Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati
Komuna

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

16/11/2026
Mexhiti: Në Shën Naum shkuam për ta bërë pikën kufitare me Shqipërinë, jo për ta takuar Vuçiqin- Ballkani i Hapur i takon të kaluarës
Maqedoni

VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!

16/11/2026
Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi
Maqedoni

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16/11/2026
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

16/11/2026
VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë
Maqedoni

VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV

16/11/2026
Next Post
Izet Mexhiti: Kongresi i VLEN është më 9 maj, Ditën e Evropës dhe BE është prioriteti jonë

Izet Mexhiti: Kongresi i VLEN është më 9 maj, Ditën e Evropës dhe BE është prioriteti jonë

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK