November 19, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Lifestyle Kulturë

Meidani para studentëve të UNT-së: Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim

01/10/2026
in Kulturë, Lifestyle, Maqedoni
Meidani para studentëve të UNT-së: Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim
Share on FacebookShare on Twitter
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.
Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin, stafin pedagogjik të universitetit dhe në veçanti parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, “nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo”.
Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. “Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë”, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.
Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare. “Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve”, tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.
Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për t’u kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: “Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët.”
Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët. Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre “me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet”, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar. Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.
Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian. “Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë”, u shpreh ai.
Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: “Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju.”

Foto

Related Posts

Skandaloze/ Gazetarja Liridona Veseli dënohet vetëm pse përmendi emrin e gjyqtarit në raportim gjyqësor
Maqedoni

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishe ti ministër…

18/11/2026
Sulejmani: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe përmirësimi i teksteve shkollore, përgjegjësi e përbashkët
Maqedoni

Sulejmani: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe përmirësimi i teksteve shkollore, përgjegjësi e përbashkët

18/11/2026
Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së
Maqedoni

Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

18/11/2026
Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”
Maqedoni

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

18/11/2026
Shkurte Fejza fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024
Kulturë

Pensionohet Shkurte Fejza

18/11/2026
BDI akuzon drejtorin e Postave për ndëshkim politik ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kurtishi paralajmëron padi
Maqedoni

BDI akuzon drejtorin e Postave për ndëshkim politik ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kurtishi paralajmëron padi

18/11/2026
Next Post
VLEN: Pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës me stadium të ri

VLEN: Haraçina ka zgjedhur zhvillimin- stadiumi do të ndërtohet

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK