Gjatë këtyre vizitave u shqyrtuan dhe u evidentuan disa hapësira potenciale që mund të jenë të përshtatshme për hapjen e një filialeje të re të Sparkasse Bank, si dhe për vendosjen e bankomateve në lokacione të ndryshme të komunës sonë.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që qytetarëve të Komunës së Likovës t’u mundësohet qasje më e lehtë, më e shpejtë dhe më praktike në shërbimet bankare, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera për të kryer shërbimet e tyre financiare.
Konsiderojmë se afrimi i institucioneve dhe shërbimeve të rëndësishme më pranë qytetarëve paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të shërbimeve në komunën tonë.
Komuna e Likovës do të vazhdojë të punojë në drejtim të krijimit të bashkëpunimeve konkrete me institucionet dhe sektorin privat, me synimin që të krijohen mundësi të reja dhe shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët.
Më shumë shërbime, më shumë mundësi dhe qasje më e lehtë për çdo qytetar të Komunës së Likovës







