November 22, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Sport Futboll

FSHF-ja tentoi ta bindte, Armand Duka tregon pse Brajan Gruda zgjodhi Gjermaninë

22/11/2026
in Futboll
FSHF-ja tentoi ta bindte, Armand Duka tregon pse Brajan Gruda zgjodhi Gjermaninë
Share on FacebookShare on Twitter

Brajan Gruda e ka refuzuar mundësinë e të qenurit pjesë e kombëtares së Shqipërisë, pavarësisht interesimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ta bindur që të vishte fanellën kuqezi.

Foto

Për këtë çështje ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për “Top Channel”, ku ka treguar se Federata ka bërë përpjekje në vazhdimësi për ta afruar sulmuesin me origjinë shqiptare.

Foto

Duka ka shprehur dëshirën e madhe që Gruda të ishte pjesë e Shqipërisë, duke vlerësuar njëkohësisht cilësitë e tij si futbollist.

Foto

Megjithatë, sipas presidentit të FSHF-së, vendimi i lojtarit ka qenë që të përfaqësojë Gjermaninë, me të cilën tashmë ka luajtur edhe në grupmoshat e reja, përfshirë U21.

Foto
Foto

“Padyshim që duke qenë shqiptar me prindër shqiptarë, pavarësisht se i lindur në Gjermani, kemi pasur shumë dëshirë ta kemi në skuadër, kemi provëzuar, por zgjedhja e tij ka qenë, ka qenë Gjermania dhe tashmë ky është një kapitull i mbyllur. Ai është paraqitur me Gjermaninë dhe s’mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në karrierën e tij sportive”, u shpreh Duka.

Kreu i futbollit shqiptar ka bërë të ditur se tentativat për ta bindur Grudën nuk kanë nisur vetëm pas shpërthimit të tij në futboll, por kanë qenë të vazhdueshme gjatë një periudhe më të gjatë.

I pyetur nëse FSHF-ja kishte pasur kontakte me futbollistin edhe më herët, Duka dha këtë përgjigje: “Po, po, në çdo kohë i kemi ofruar, po vendimi i tij ka qenë që të përfaqësojë Gjermaninë”.

Kësisoj, Shqipëria nuk ka arritur ta bindë Brajan Grudën, i cili ka vendosur të vazhdojë karrierën ndërkombëtare me Gjermaninë.

Për FSHF-në, siç e bëri të qartë edhe vetë Duka, kjo çështje tashmë është një kapitull i mbyllur.

Brajan Gruda shkëlqeu në dy ndeshjet e nëntorit me Gjermaninë, duke arritur të shënojë dy gola e dy asistime, në ndeshjet ndaj Serbisë dhe Holandës.

Gruda po tregon paraqitje të mira edhe me Leipzigun, për të cilin ka shënuar tri gola e ka dhuruar pesë asistime, në të gjitha garat.

22-vjeçari është i huazuar momentalisht te Leipzigu, pasi është nën pronësi të Brightonit në Angli.

Mirëpo, sipas raportimeve të fundit, është bërë e ditur se klubi gjerman e ka aktivizuar mundësinë e blerjes që e kishte në kontratë, për 30 milionë euro, me Grudën që pritet të nënshkruajë kontratë deri më 2031 me Leipzigun./GazetaExpress/

Related Posts

Arsimi në krizë të thellë, humbet 2:1 nga Skopje – fitorja e fundit në kampionat më 22 gusht!
Futboll

Arsimi në krizë të thellë, humbet 2:1 nga Skopje – fitorja e fundit në kampionat më 22 gusht!

21/11/2026
Trajneri i KF Kumanova 2010, Refik Iseni, flet para derbit lokal me KF Liria! (VIDEO)
Futboll

Trajneri i KF Kumanova 2010, Refik Iseni, flet para derbit lokal me KF Liria! (VIDEO)

21/11/2026
Gazmend Aziri flet para derbit: Ja çfarë pret trajneri i KF Liria nga përballja me KF Kumanova
Futboll

Gazmend Aziri flet para derbit: Ja çfarë pret trajneri i KF Liria nga përballja me KF Kumanova

21/11/2026
Futboll

UEFA konfirmoi datat: Ndeshja e kthimit me Qipron në Shkup do të luhet në një kohë të pazakontë!

21/11/2026
Kryetari i komunës së Çashkës, Suad Shaqiri, ndihmon KF Bashkimi nga Jabollçishti!
Futboll

KF Bashkimi 2008 dorëzon ankesë zyrtare: Kundërshton dënimin ndaj lojtarit dhe ngre shqetësime për trajtim të pabarabartë

20/11/2026
Kunz dhe Prandeli ndër kandidatët për trajner të Maqedonisë – përmenden edhe Donadoni e Zaccheroni
Futboll

Kunz dhe Prandeli ndër kandidatët për trajner të Maqedonisë – përmenden edhe Donadoni e Zaccheroni

19/11/2026
Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026