November 23, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Driton Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23/11/2026
in Maqedoni
Zëvendësministri Driton Sulejmani: Paralelja shqipe në “Penko” nuk duhet të mbyllet
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. “Opinioni publik meriton një sqarim të bazuar në fakte, në kriteret e konkursit dhe në procedurat ligjore, e jo në interpretime të pjesshme të rezultateve”, ka shkruar Sulejmani.

Foto

Ai thekson se bursat nuk ndahen sipas përkatësisë etnike apo preferencave politike. Ato ndahen sipas kritereve të përcaktuara qartë dhe të publikuara paraprakisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Aplikimet i vlerësojnë komisione profesionale, me të njëjtat kushte dhe të njëjtën mënyrë pikëzimi për secilin kandidat. Sipas tij, rezultatet e publikuara deri tani kanë të bëjnë me katër kategori me kushte specifike. Këto janë bursat për fëmijët pa prindër, për nxënësit e talentuar, për artistët e talentuar dhe për sportistët e talentuar. Në secilën prej tyre përzgjedhja bëhet mbi bazën e suksesit shkollor dhe të çmimeve ose rezultateve të dokumentuara.

Foto

Sulejmani nënvizon se këto rezultate nuk e japin pasqyrën përfundimtare. Në ditët në vijim pritet të publikohen rezultatet për 900 bursa për mbështetje sociale dhe për 1.570 bursa për nxënësit e paraleleve duale në arsimin profesional. “Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre”, thekson ai. Sulejmani shprehet i hapur për publikimin e të dhënave të përmbledhura për numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Foto

Ai shton se çdo kandidat i pakënaqur ka të drejtë ankese. “Përfaqësimi i drejtë i nxënësve shqiptarë është çështje serioze, por ai duhet të trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe fakte të plota”, shkruan Sulejmani. Ai i fton aktorët politikë që çështjet e arsimit të mos i trajtojnë vetëm përmes deklaratave politike. Ata duhet të ndihmojnë në informimin dhe inkurajimin e nxënësve, që të shfrytëzojnë mundësitë që u ofrohen. “Përkushtimi ynë mbetet i qartë: mundësi të barabarta për çdo nxënës, respektim i kritereve dhe transparencë në çdo vendim”, ka përfunduar ai.

Foto
Foto

Related Posts

Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, nafta shtrenjtohet
Maqedoni

Çmime të reja derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

23/11/2026
BDI: Ndikimi i Beogradit në Maqedoni, shqetësim serioz
Maqedoni

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

23/11/2026
22 Nëntori, Dita e Alfabetit/ Ambasadori Meidani: Kufiri me një ndalesë, muzeu në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar
Maqedoni

22 Nëntori, Dita e Alfabetit/ Ambasadori Meidani: Kufiri me një ndalesë, muzeu në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar

23/11/2026
Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir
Maqedoni

Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

22/11/2026
Azizi: Nga sonte, askush të mos ndalet, të mobilizohemi deri më 18 tetor
Maqedoni

Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga BESA tek VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip

22/11/2026
Mexhiti pas takimit me Ramën: Ne kemi përgjegjësi t’ua lehtësojmë rrugën njerëzve tanë
Maqedoni

Mexhiti pas takimit me Ramën: Ne kemi përgjegjësi t’ua lehtësojmë rrugën njerëzve tanë

22/11/2026
Next Post
Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, nafta shtrenjtohet

Çmime të reja derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026