Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen nga mesnata, pas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), me të cilin benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 2,5 denarë për litër, raporton OPEN TV.
Sipas çmimeve të reja, benzina BS-95 do të kushtojë 82 denarë për litër, ndërsa BS-98 do të shitet me 84 denarë. Nafta do të kushtojë 88,5 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë 98 denarë për litër.
Vendimi i KRRE-së hyn në fuqi pas mesnatës, duke sjellë ulje të çmimeve për të gjitha kategoritë kryesore të derivateve, me uljen më të madhe te nafta, prej 3,5 denarësh për litër.






