Mbrëmë në TV Telma, gazetarja e pyeti Kryeministrin Mickoski nëse paralajmërimet e Maksim Dimitrievskit lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në rast se merret një vendim ndryshe për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
„Është shumë e thjeshtë. Nëse duan zgjedhje të parakohshme, opozita e bashkuar paraqet iniciativë për shpërndarjen e Parlamentit, ne e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne po punojmë sikur zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në pranverën e vitit 2028.








