November 25, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Mexhiti kujton nisjen e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”: 20 vjet histori, arsim dhe krenari

24/11/2026
in Maqedoni
Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka kujtuar 20-vjetorin e nisjes së projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, në kohën kur ai drejtonte Komunën e Çairit.

Foto

 

Foto

Mexhiti ka rikujtuar hapat e parë drejt ndërtimit të kësaj shkolle, duke e cilësuar atë si pjesë të vizionit për zhvillimin e Çairit dhe afirmimin e identitetit kombëtar.

Foto

“20 vjet histori, arsim dhe krenari!

Foto
Foto

 

Në vitin 2006, si kryetar i Komunës së Çairit, nisa projektin e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Nga kushtet e përkohshme dhe barakat, hodhëm hapat drejt krijimit të një shkolle të madhe, moderne, që do t’u ofronte nxënësve shqiptarë kushte të denja për arsimim.

 

Sot, pas dy dekadash, të jem pjesë e festës së kësaj shkolle, të cilën e nisëm atëherë, është kënaqësi dhe emocion i veçantë.

 

Në fakt, viti 2006 shënoi një periudhë me rëndësi të veçantë për Çairin. Krahas nisjes së projektit të kësaj shkolle, ishte edhe viti i vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup. Në vitet që pasuan, vazhduam me emërtimin e shkollave dhe rrugëve me emra të personaliteteve tona historike. Këto nuk ishin nisma të shkëputura nga njëra-tjetra, por pjesë e një vizioni më të gjerë, që të ndërtonim një Çair modern, që zhvillohet, por që njëkohësisht ruan dhe afirmon identitetin, historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

 

Në këtë vizion, shkolla “Kongresi i Manastirit” kishte një domethënie të veçantë. Synimi nuk ishte vetëm t’u krijonim fëmijëve tanë kushte më të mira për arsimim, por edhe t’i rrisnim me dije dhe me vetëdijen se kush janë, nga vijnë dhe çfarë trashëgimie mbartin. Vetë emri i shkollës përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

 

Sot, pas dy dekadash, kjo shkollë është dëshmia më e mirë se si një nismë mund të shndërrohet në një histori suksesi, që vazhdon të shkruhet nga brezi në brez. Ajo që nisëm si projekt, sot është një institucion me identitet, me histori dhe me mijëra nxënës që kanë kaluar nëpër bankat e tij.

 

Të shohësh se një nismë e nisur para dy dekadash vazhdon të jetojë, të rritet dhe të japë fryte, është një arsye e bukur për të qenë krenarë!

 

Urime shkollës “Kongresi i Manastirit”! Uroj që kjo histori të vazhdojë me edhe më shumë suksese dhe gjenerata të reja!”, ka deklaraur Izet Mexhiti.

Related Posts

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!
Maqedoni

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25/11/2026
“Nuk po ndodh regres në përdorimin e gjuhës shqipe” – Mexhiti numëron provimet që tash e tutje do të mbahen në gjuhën shqipe
Maqedoni

“Nuk po ndodh regres në përdorimin e gjuhës shqipe” – Mexhiti numëron provimet që tash e tutje do të mbahen në gjuhën shqipe

25/11/2026
Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25/11/2026
BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit
Komuna

BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit

25/11/2026
“Pyjet e Maqedonisë” shpallin konkurs për 27 punësime të reja
Maqedoni

“Pyjet e Maqedonisë” shpallin konkurs për 27 punësime të reja

25/11/2026
BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën
Maqedoni

Reagon BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet në vend të përgjigjeve

25/11/2026
Next Post
Ademi publikon shifrat e punësimeve në institucione, akuzon VLEN-in për diskriminim të shqiptarëve

Ademi akuzon Shasivarin, ja pse

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026