Tetovë, 26 gusht – Nxënësit do të mësojnë aty ku kanë mësuar deri më tani! Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pasi Qeveria e tërhoqi vendimin për tjetërsimin e objektit të shkollës së vjetër medicinale në Tetovë, konkretisht dhënien e objektit për nevojat e Kadastrës së Tetovës. Kasami sot akuzoi zëvendëskryeministrin Artan Grubi se ka firmos vendimin për marrjen e objektit të shkollës, pa konsultim me pushtetin lokal dhe pa konsultim me Këshillin e prindërve dhe nxënësve të shkollës medicinale.
Posti i plotë i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami:
Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM.
Interesi i çdo qytetari për ne është në rend të parë, nuk do të lejojmë që tetovarët të dëmtohen nga kjo qeveri. Do të jemi në krahë të nxënësve, prindërve, qytetarëve dhe do të luftojmë çdo padrejtësi që ju bëhet qytetarëve tanë!







