Furkan Saliu, gazetar
Gjithçka që shkruajmë për vdekjen e Rexhail Qerimit është e kotë. Mund të shprehim ngushëllimet tona, por mos ndjeni keqardhje për Rexhailin… Keqardhje duhet të ndjeni për vetën! Ai tani më është nisur për një vend më të mirë, ku nuk ka padrejtësi. Është nisur drejt një vendi ku liria nuk i kufizohet, se atë “sistem” nuk e kontrollojnë përbindësh të maskuar në trupa njerëzish dhe të veshur me të zeza.
Keqardhje duhet të ndjeni për vetën, se për fatin tim, për fatin tënd, tonin, tuajin do të vazhdojnë të vendosin këta përbindësh, e do të vazhdojmë të qëndrojmë me kokën ulur, duke u lutur që nesër mos të jemi në vend të Rexhail Qerimit.
Fundja, 13 vjet kemi heshtë… Me çfarë fytyre sot me dal e me thënë diçka?