Të dielën, basketbollistët e Çair 2030 udhëtojnë për në Gjevgjeli ku do të përballen me Kozhuvin, në javën e 4-të të Ligës së parë.
Çairasit kanë dy fitore, dhe tani me shumë vetbesim djemtë e trajnerit Erhan Ramadan vizitojnë sallën sportive “26 prilli”.
Ata kanë shënuar fitore në udhëtim me Kumanovën dhe tani shpresojnë në një triumf të ri.
Ndeshja Kozhuv-BC Çair 2030 do të fillojë në orën 18:00.