Reprezentuesi i Maqedonisë në karate, Nedim Shaqri i ka përfunduar garat në kampionatin botëror të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Konya të Turqisë, shkruan Open-TV.
Ai në konkurencën e juniorëve -55kg është mposhtur nga reprezentuesi i Egjiptit me rezultat 3-1.
Nedimi ka deklaruar se për të kjo ka qenë një përvojë e madhe dhe shpreson në suksese të reja.
Postimi i tij i plotë:
Nga ky Kampionat Botror duart boshë..
Ne këtë Kampionat ku posova disfat nga reprezentuesi i Egjiptit me rezultat 3:1.
Për mua ishte një përvojë të cilen shpresoj të arrijë suksese në të ardhmën.
Unë ju faleminderoj të gjithëve për mbështetjen.
Në anën tjetër tjetër, trajneri i tij Seful Osmani i ka shkruar fjalë inkurajuese.
“Kampionati Botëror. Unë do të jem me ty edhe kur ti nuk fiton, sepse ti je krenaria jonë kampion. Së bashku do t’ia dalim. KarateClubRinia”, deklaroi trajneri Osmani./Open-TV.