Klubi i hendbollit për femra Çair përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook iu ka drejtuar të gjithë afaristëve, individëve të vullnetit të mirë si dhe sportëdashësve të tjerë, për mbështeje financiare në garat e Superligës dhe në ndeshjet e Kupës së Europës, përcjell Open-TV.
Mundësia për sponsorizim do të jetë e hapur deri disa ditë para garave Europiane që do të zhvillohen me 04 deri më 10 dhjetor 2022.
Postimi i plotë:
Thirrje për sponsorisim,
Të nderuar afaristë nga qyteti jonë, individë të vullnetit të mirë si dhe sportëdashës.
Pas euforisë së sukseseve ndërkombëtare, klubi jonë më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje financiare drejt organizimit, ngritjes së kapaciteteve të klubit, profesionalizimit, ku të gjitha këto faktorë do të ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nē ndërtimin e një projekti afatgjatë për të dominuar në Super Ligë dhe në ndeshjet e Kupës së Europës.
Nëpërmjet këtij postimi, ju bëjmë ftesë, por edhe apel, që në suaza të mundësive tuaja të ndihmoni klubin tonë, ndërsa mundësia për sponzorizim do të jetë e hapur deri disa ditë para Garave Europiane që do të zhvillohen me 04 deri më 10 dhjetor 2022.
Biznesi juaj do të reklamohet në faqen zyrtare të klubit si dhe në palestrën sportive “HC METALURG”, ndërsa ndeshjet do të transmetohen në mënyrë direkte në një prej televizioneve kombëtare në vendin tonë (pra, reklama juaj do të shfaqet edhe në tv), si dhe shtesën e emrit të biznesit nëpër fanellat e klubit.
Gjithë të interesuarit, mund të na kontaktojnë në privat. Ejani dhe mbështetni ekipin tuaj të preferuar.