Bora që ra në Strugë një ditë më parë pengoi zhvillimin e mësimit në disa shkolla. Në fshatin malor Bogojcë dje dhe sot nuk ka mësim kurse në shkollën e fshatit Jabllanicë dhe Llukovë mësimi zhvillohet online, shkruan Alsat.
Në shkollën fillore më të madhe “Vëllezërit Milladinov” deri më 4 shkurt mësimi do të shkurtohet për 10 minuta. Struganët ankohen për vështirësi gjatë lëvizjes nëpër qytet.
Me përjashtim të disa rrugëve kryesore, ata thonë se një pjesë e zonave të këmbësorëve nuk janë pastruar aspak apo nuk janë pastruar mjaftueshëm.
“Jo keq, por shumë keq. Edhe bora e parë edhe kjo shumë keq. Asgjë nuk po pastrohet. Këtu është tregu dhe nuk kanë hedhur asgjë për të pastruar. Kështu është pas çdo reshje të borës. Nuk jemi të kënaqur”, thotë një qytetar.