Komuna e Likovës ka nisur organizimin e debateve publike për propozim buxhetin e vitit 2023. Në një intervistë ekskluzive për Open-TV, kryetari i kësaj komune, Erkan Arifi deklaroi se me të gjitha klubet sportive dhe shoqatat e ndryshme do të punojnë në avancimin dhe motivimin e synimve të tyre.
“Ne si komunë e Likovës, së bashku me këshillin komunal, së bashku me të gjithë ata klube sportive, kulturore-artistike që gravitojnë dhe janë të themeluara dhe regjistruara në komunën e Likovës, organizojmë debate publike për të sjell ose për të avancuar programën për vitin 2023. Kështu që mendojmë që së bashku me të gjitha klubet e futbollit, të karatesë dhe klubet e ndryshme që gravitojnë në komunën tonë bashkarishtë do të avancojmë edhe më shumë për të mirën e fëmijëve, për të mirën e banorëve të komunës tonë”, deklaroi kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Në kuadër të komunës është themeluar edhe SHKA ‘Jeta e Re” nga fshati Sllupcan, të cilët janë ambasadorë të komunës së Likovës dhe bashkarishtë me ta dhe me gjithë të tjerët mundohemi të avancojmë edhe më tutje. Kemi themeluar edhe korin komunal me profesionistë të lëndës së muzikës në nivel komunal dhe më gjerë dhe mendojmë se edhe aty mund të bëjmë më shumë”, theksoi Arifi.
“Poashtu nga viti i kaluar kemi themeluar KSH ‘Teuta’ të cilët organizojnë gara të ndryshme në nivel komunal, duke pasur parasysh edhe turneun tradicional për Fadil Nimani-Komandant Tigri. Gjithashtu organizohet Art kampi te pishat mbi fshatin Sllupcan që ka të bëj me një aktivitet artistik”, vijoi ai.
“Ne si komunë do të vazhdojmë t’i nxisim, t’i motivojmë çdo sportistë të dalluar, çdo poet të dalluar, çdo klub që ka synime të avancojë veprimtarinë e vet”, deklaroi për Open-TV Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.