Ferhan Hasani futbollist cili me skuadrën e Shkëndijës ka të fituara dy tituj të kampioni, Superkupën dhe Kupën republikane pas aventurës së fundit te Partizani i Tiranës, në merkaton e janarit u rikthye në ekipin amë në Tetovë. Kthimi i tij ka ngjallur shpresë të madhe që ekipi të mbronë titullin kampion. Buba në një deklaratë për Klan Maqedoni shprehet optimist pë sukseset në pjesën pranverore të kampionatit
Futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani, mbase përforcimi më i bujshëm i “kuqezinjve” në këtë afat kalimtar, theksoi se këto përgatitje i kanë ndihmuar atij personalisht, por edhe klubit që të arrijnë formën e duhur. Ekipi ka zhvilluar përgatitje maksimale sidomos gjatë qëndrimit në Antali
FERHAN HASANI – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA
“Sa i përket ekipit kemi pasur përgatitje shumë të mira, dhe kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore ku kemi treguar lojëra të mira, edhe pse rezultati ka qenë në plan të dytë, mirëpo më e rëndësishme ka qenë të jemi të gjithë të përgatitur maksimalisht për startin e sezonit edhe këtë gjë e kemi bërë me sukses edhe pse ka pas shumë ngarkesë të madhe me treningjet, mirëpo gjithëçka ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar”.
Ferhan Hasani shprehet optimist se sërish do të jetë pjesë reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, pasi, siç thotë, ka besim në cilësitë e tij.
FERHAN HASANI – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA
“Normalisht, çdo futbollist ka ëndërr të luaj për reprezentacionin, unë do ta jap më të mirën, shpresoj një herë t’i ndihmoj Shkëndijës, pastaj të shohim”.
Ferhan Hasani me Shkëndijën numëron gjithsej 120 ndeshje, ka të shënuar 63 gola dhe 53 asiste. Ndërsa për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka 31 paraqitje. /KlanMacedonia/