Shkruan: Furkan Saliu, gazetar në TV KlanMacedonia
A e mbani mend kohën kur politikan shqiptar shkonin në burg për shkak se vendosnin flamurin kombëtar para objektit të komunës?
As që mund të imagjinoja se një ditë, në Maqedoninë e pasluftës, një komunë shqiptare do të mbyllet për shkak se administrata e saj nuk ndjehet e sigurt.
Më të moshuarit më kanë treguar për kohërat kur e gjithë #Haraçina bëhej bashkë për ta mbrojtur një individ, një familje, e një sistem i egër si ai i Jugosllavisë nuk kishte metodë si ta shuajë atë rezistence mirë të organizuar.
Në çfarë gjendje kanë ardhur sot? Mes vete nuk merren vesh.
Haraçinë është pasqyrë e çdo komune shqiptare në këtë shtet. Qëllimisht, partia që mban pushtetin për 20 vjet, ka krijuar kaos, njerëz të paprekshëm që ta mbajë popullin me frikë, të kontrolluar. Qytetari i frikësuar për sigurinë e tij, qytetari i kontrolluar nuk ka kohë të mendojë për jetë më të mirë, rrugë, ujë, sport, arsim.
Kjo që me vetëdije BDI e ka bërë me vite, po i kthehet si bumerang, po i dalin prej kontrolli edhe komunat që vet i administron. Persona që i kanë thënë Ali Ahmetit babë po ia kthjenë shpinën. E kjo është vetëm fillimi… Çfarë ke mbjellë, do të korrësh.