Stephen Curry ka realizuar 31 pikë, duke e ndihmuar Golden State Warriorsin që të triumfoi të shtunën mbrëma 128:121 ndaj LA Lakersit të LeBron Jamesit.
James realizoi 40 pikë, por nuk mjaftuan për ta evituar humbjen. Golden State me fitoren e realizuar e ka kaluar Lakersin në pozitën e nëntë në renditjen e Konferencës Perëndimore.
“Gjithmonë do të flasim për mua dhe të”, ka thënë Curry për Jamesin. “Por, duhet një ekip i tërë për të fituar”.
Ndeshja ishte përshkuar nga pauza të gjata për shkak të rishikimit të aksioneve, si dhe për shkak të probleme me semafor.
“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Zakonisht kanë një kronometër rezervë”, ka thënë James.
Golden State dhe Lakersi zënë pozitat e fundit për “play-in” në Konferencën Perëndimore të NBA-së, ato nëntë dhe dhjetë.