Një spektakël boksi është planifikuar për këtë fundjavë, në të cilin do të takohen Tyson Fury dhe ish-partneri i tij, Dillian White.
Gjerdani i kampionatit WBC do të jetë në lojë në këtë përballje që pritet të mbushë “Wembley”. Parashikohet që stadiumi legjendar të presë 94 mijë shikues për këtë përballje.
Fury është një favorit i madh për të fituar ndaj njeriut që e ka pritur këtë shans prej kohësh. White ka dy humbje, nga Joshua dhe Povetkin, dhe tani do të tentojë të bëjë sensacion ndaj një prej më të mirëve në histori.
Organizatorët kanë përgatitur një plan të veçantë sigurie, i cili përfshin një numër të madh qensh kërkimi dhe një prani të madhe policore. Tifozët paralajmërohen se kushdo që pi gjatë rrugës për në stadium do t’i kërkohet të dorëzojë alkoolin.







