Me atmosferë shumë pozitive pas 3 fitoreve rresht kuqezinjtë do të kërkojnë vazhdimësi edhe në duelin e xhiros së pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Pavarësisht orarit të ngjeshur, mbrojtësi Mevlan Adili vlerëson se skuadra ka përgatitur mirë takimin e rradhës me Rabotniçkin që do të luhet të dielën në Maxhari të Shkupit me fillim në orën 16:00.
“Atmosfera në klub është shumë e mirë, duke pasur parasysh se kampionatin e kemi filluar mirë dhe kemi tre fitore në tre ndeshjet e para. Shpresoj që edhe në ndeshjet e radhës të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe fitore”, deklaroi Adili.
“Mendoj se e kemi përgatitur mirë ndeshjen edhe pse nuk kemi pasur shumë ditë në dispozicion duke patur ndeshje edhe ditën e mërkurë. Tani na pret takimi i radhës dhe ne kemi marrë gjitha masat, kemi stërvitur mirë dhe shpresoj që edhe në ndeshjen me Rabotniçkin do të marrim rezultat pozitiv”, tha Adili.