Shkruan: Prof.Sefedin Zimberi
Kishte mesazhe të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjithkah ku ka shqiptarë, për fundin e maratonës së prof.Etem Xheladinit në arsim, natyrisht edhe jo fundin e të gjitha aktiviteteve tjera. Figura e Etem Xheladinit ishte shembullë i rezistencës dhe i akteve, në vitet më të errëta të arsimit në Kumanovë dhe jo vetëm.
Në shkrimet tona të mëparshme, po edhe penave tjera disa herë u ngritë portreti i profesorit kumanovar, duke përshkruar në mënyrë kronologjike gjithë veprimtarinë e tij të madhe arsimore, humanitare e atdhetare. Heshtja kurrë nuk ishte pjesë e shprehive të tija, nuk bënte pjesë në fjalorin e tij atdhetar, zëri i Etemit gjithnjë shkoi atje ku të gjithë mund ta dëgjojnë. Njeriu i cili gjithnjë luftoi për barazi totale në mes maqedonasve sllavë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pa ju trembur qerpiku.
Çdo herë kërkoi “Shtet i dy federatave ose shqiptarët në rrugë të vet me “Iliridën”, çdo herë kujtoi politikëbërsit të harroni “20 përqindshat” qesharak, kur shqiptarët përbëjnë gjysmën e këtij shteti. Gjithësesi, deshti dikush apo jo, ky do të jetë verdikti final i marrëveshjes midis dy popujve, është çështje kohe”. Nuk ke se si mos të jesh dakord me këto fjalë të madhi prof.Etem Xheladinit. Ne i uruam hyrjen në një etapë të re të jetës së tij, nuk do t’i urojmë pesionimin sepse e dijmë se ky njeri nuk pensionohet nga synimet e tij kardinale. Shkrimet tonë i përfundonimë me nmesazhin urimie. Po evokojë një mesazhë domethanës nga një një ish nxënës i Etem Xheladinit:
-“Urime pensionimin arsimtar ETEM XHELADINI. Për ju i nderuari, i respektuari, i devotshmi dhe pishtari i dijës, mësuesi Etem, ne nuk kemi dhuratë për të shpërblyer kontributin tuaj në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, gjatë 42 viteve tuaja të punës në arsim. I nderuari mësues, edhe pas pensionimit mos harroni se përherë do të jemi pranë jush sepse të gjithë ende do të kemi nevojë për këshillat tuaja. Karriera juaj nuk do të përfundoj këtu, sepse do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e çdo nxënësi e kolegu. Qofshin për ty vitet në vazhdim, vitet me të lumtura të jetës suaj. Krenar me Ty! Të paçim përgjithmonë, me respekt, ish nxënësi tij. Unë do të shtojë se prof. Etem Xheladini do të mbetet shembullë te gjeneratat e reja se si duhet luftuar për arsimin shqip e kauzën kombëtare.