Sot, në Shkup është zhvilluar kupa e Maqedonisë së Veriut në atletikë për pionierë. Atletja e re e KA Teuta nga Kumanova, Ajlina Shabani është shpallur kampione në disiplinën 600 metra, të cilat i vrapoi për 1 minutë e 59:47 sekonda.
Ajlina Shabani te klubi i atletikës Teuta stërvitet nga trajnerët Ferat Azizi, prof. Zaim Asani dhe prof. dr. Isa Asllani.
13-vjeçarja pjesë e KA “Teuta” është që nga riaktivizimi i klubit./Open-TV.