Në botë njihen shumë raste ku brenda një familje ka disa pjesëtar që merren me sport, madje edhe të suksesshëm, shkruan Open-TV.
Por ne kësaj radhe do të ndalemi te një boksier i ri, vetëm 14 vjec që pretendon të vazhdoj rrugën e axhës, legjendës Aziz Salihu dhe babait të tij, Fatonit.
Bëhet fjalë për Amar Salihun, boksier i ri i KB Çair nga Shkupi. Ai bokson në kategorinë 75kg, në kategorinë “schoolboys”.
Në fakt, ai ka nga kush të mësoj. Babai i tij Faton Salihu është kampion europian për kadet. Aktualishtë është nënkryetar i FMB-së.
Ndërkohë, axha i tij Aziz Salihu është fitues i medaljes së bronztë nga Lojërat Olimpike në Los Angelos në vitin 1984 dhe kampon i shumëfishtë, kurse axha tjetër Enver Salihu, trajner i njohur.
Tashmë ata kanë me se të krenohen.
Fundjavën që kaloi në turneu ndërkombëtar Arena Cup për të rinj dhe juniorë, ai u shpall boksieri më i mirë i ri në turne.
“Unë jam 14 vjeçar dhe boksoj në kategorinë 75 kilogram, në kategorinë ‘schoolboys’. Unë kam dëshirë ti ngjajë axhës Aziz, sepse ka më shumë suksese në boks, ndërsa trajner e kam babin tim, Faton Salihu”, tha Amari i ri.
Amari e ka nisur mirë karrierën e tij, por duhet të vazhdojë në mënyrë që të bëhet më i mirë se axha dhe baba i tij. Talentin dhe mundësit i ka, i duhet vetëm të punojë./Open-TV/