Analisti i njohur politik nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, pronar i TV Spektri nga Bujanoci, ka apeluar tek Qeveria e Shqipërisë që t’i kthejë sytë nga Lugina pasi kësaj treve shqiptare po i kanoset rreziku i humbjes së territoreve. Në një lidhje direkte në emisionin Zona Zero në Top Neës, ai ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë strategji që ta mbajmë këtë vend me popullatë.
Ai ka dhënë një fakt shqetësues se vendbanimi i tij-Luçan po boshatiste dhe se nga 250 shtëpi vetëm 42 janë me njerëz.
“Ju kisha lutur që ta shfrytëzojë mediumin tuaj me ndikim në Shqipëri që institucionet zyrtare, qeveria e shqipërisë, presidenca, që ta përdorë autoritetin e vet dhe ti kthejë sytë ka Lugina e Preshevës, sepse ne jemi në një situatë ku po na kanoset rreziku që t’i humbim këto territore dhe po mbesim pa njerëz. Definitvisht nuk kemi një strategji as Shqipëria as Kosova që ta mbajmë këtë vend, a ky vend mbahet me prezencë të popullatës. Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë, atëherë brenda dy viteve do të kemi vetëm disa pleqë”, deklaroi analisti Nexhat Behluli.
“Në vendbanimin ku unë jetoj tash në regjistrim e kemi konfirmuar se nga 250 shtëpi sa ka Lucani vetëm 42 shtëpi janë me njerëz, të tjerat janë të zbrazura dhe të boshatisura, pasi njerëzit kanë ikur për Gjermani dhe Zvicër”, tha Nexhat Behlul, analist politik nga Lugina e Preshevës./Open-TV/