Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Vedati ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka thënë “se ndoshta banorët e tjerë nuk janë të nivelit të tij”.
Lidhur me këtë nga studioja ka ndërhyrë, opinionistja e spektaklit, Anita Muçaj – Haradinaj, derisa i ka propozuar Vedatit që të dalë me vetdëshirë nga shtëpia, në qoftë se “nuk ndihet i barabartë me të tjerët”.
“Shtëpia e ka një derë, në ditën që nuk ndihesh në i barabartë me nivelin që është aty, urdhëro dhe dil. Është shumë e pahijshme, me thënë ‘ndoshta këta nuk janë të nivelit tim’, sepse ju aty të gjithë përfaqësoni diçka dhe jeni të mbledhur me një shtëpi e pjesë e këtij formati”, i ka thënë pos tjerash, Anita pos tjerash Vedatit.