Gilman Junuzi ka dal kampion në garat e vrapimit natën, me rastin e 13 nëntorit, ditës së çlirimit të Qytetit të Shkupit.
Atleti i KA Teuta nga Kumanova ka fituar në disiplinën 4 km, duke i lënë shumë mbrapa konkurrentët e tij.
Kjo garë është zhvilluar në organizim të Federatës të Atletikës së Maqedonisë së Veriut (FAMV) dhe nën patronatin e Qytetit të Shkupit.
Përvec vrapimit në 4 km, pati edhe vrapim në 10 km. Gilman Junuzi fitoi edhe në vrapimin e djeshëm në Kumanovë./Open-TV/