Voska Sport ka kryer një goditje të madhe në merkaton dimërore, shkruan Open-TV.
Skuadra ambicioze e ligës së dytë para pak ditësh prezantoi transferimin e fundit Medin Bajrami nga Malisheva.
Stoperi i lindur dhe i rritur në Slloveni, ka folur për faqen e klubit, ku është shprehur tejet i lumtur.
“Kam pasur disa oferta konkrete nga ekipe të Ligës së Parë këtu në Maqedoni, por edhe jashtë saj, megjithatë arsyeja pse zgjodha ekipin e Voska Sport, ishte projekti që më prezantuan drejtuesit e kësaj skuadre me në krye presidentin Nefi USEINI. Bëhet fjalë për një projekt shumë ambicioz dhe një klub shumë profesional, që u ngjason atyre ekipeve elitare. Sinqerisht gëzohem që edhe unë do jem pjesë e këtij projekti të Voska Sport, që nuk fsheh se synim kryesor ka Ligën e Parë”, deklaroi Medin Bajrami.
Medin Bajrami pati një aventurë të shkurtër te Malisheva në Superligën e Kosovës dhe tashmë do të nis një rrugë të re me fanellën e Voska Sport./Open-TV/