Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me bashkëpartiakë për të katërtën ditë me rradhë ka takuar qytetarët e komunës së Gostivarit, e më saktësisht me banorët e Dutllëk, Lejthia, Banjeshnicë, Turçan i madh, Turçan i vogël, Llakavicë, Bajnicë e Epërme, Bajnicë e Poshtme, Tregu i Madh, lagja Beg, Fazaneri dhe Tullana.
Krahas kryetarit Ahmeti, para të pranishmëve fjalë rasti kishte edhe sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ky i fundit ironizoi me Nevzat Bejtën i cili në emisionin në Alsat duke folur për zv.kryeministrin Grubi e krahasoi atë me teneqe.
Bekteshi ironizoi me Bejtën kur tha që do hapim konkurse për minerale për vendet jo metalike dhe metalike sepse kemi shumë ekspert, do të hapim për punësimin e tyre.
“Do kisha përmend disa të arritura dhe më pastaj do të flasim së bashku. Së bashku me të parin ndër ne, z. Grubi kemi sjellë disa vendime për të mirë të qytetarëve dhe kompanive. Mjetet për herë të parë janë ndarë në mënyrë të barabartë, dikur në kohën e kaluar ka pasur diskriminime, ato rajone që kanë qenë të margjinalizuara tash do të ndihmohen në mënyrë shtesë. Ligji për mbështetje financiare dhe masat aktive për vet-punësim. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin punësimin në sektorin privat. Nëse në 2017 paga minimale në nivel shteti ka qenë 14 mijë denarë, paga minimale pas këtij muaji do të jetë 21,22 mijë denarë, paga mesatare ishte, 23 mijë kurse tash do të jetë 30 mijë. Do hapim konkurse për minerale për vendet jo metalike dhe metalike sepse kemi shumë ekspert, do të hapim për punësimin e tyre”, tha Bekteshi. Flaka