Lideri i lëvizjes BESA BilallKasami ka filluar mobilizimin e të rinjve edhe rajonin e Shkupit.
“Mozaikut të organizimit të degëve rajonale të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA sonte ju shtua dega rajonale e Shkupit. Rinisë së Besës në kryeqytet do t’i prijë Hadis Halimi, të cilit iu dha besimi nga qindra të reja dhe të rinjë Shkupjan.
Lëvizja BESA do të vazhdojë të strukturojë organizimin politik të të rinjve. Do të vazhdojë t’i jap hapësirën e nevojshme energjisë së tyre për pjesemarrje dhe për ndryshim”, shkruan Kasami.