Skuadra e FC Srruga Trim Lum i është gëzuar titullit të kampionit në Ligën e Parë. Në javën e 31-të, dy javë pa përfunduar kampionati, Struga Trim Lum është shpallur kampion, duke mposhtur Sileksin me rezultat 3-0. Besart Ibraimi (një gol) dhe dy gola të kapitenit Bunjamin Shabani i sollën fitoren vendësve, e cila i shpalli kampion, shkruan Open-TV.
Ky është titulli i parë i kampionit në historinë 8 vjecare të Struga Trim Lum.
Poashtu, ky titull është i pari për Besmir Bojkun me fanellën e Struga Trim Lum.
Menjëherë pas ndeshjes, ai thirri familjarët e tij për të shkrepur një foto në mes të fushës dhe për festuar së bashku.
Në foto janë: Besart Bojku (vëllai i tij), Majlinda Bojku (bashkëshortja), Afrim Bojku (fizioterapuet, djali i axhës) dhe Agime Bojku.
FC Struga Trim Lum është edhe në finale të kupës së Maqedonsë, ku me 20 maj do të diskutojë trofeun me Makedonija GJP. (Open-TV)