Euforia Kampionatit Botëror Katar 2022 e ka kapluar e gjithë globin, përfshirë edhe fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit.
Open-TV sot ka ardhur në vendlindjen e Xherdan Shaqirit, futbollistit të famshëm shqiptar të kombëtarës së Zvicrës.
Si po përjetohet ky botëror, cka presin banorët e Zhegrës nga bashkëvendasi i tyre, a do ta kaloj grupin Zvicra, sa mund të shkoj larg në Katar 2022, për duelin me Serbinë, do të na rrëfejne qytetarët e Zhegrës.