Trajneri i njohur i boksit dhe i KB Shkupi, Naser Haruni, ka reaguar pas publikimit të buxhetit të ri të Qeverisë së RMV-së për vitin 2023.
Në buxhetin e ri janë paraparë mjete nga ARS-ja për rinovimin e sallës sportive “Partizani” në Çair.
Por, Haruni thotë se këto premtime i kujtojnë atij përrallën me ujkun.
“Me në fund hera e pestë që qeveria po na premton per removimin e salles PARTIZAN në Çair jemi bo si ajo pralla me ujkun :))
Nuk po e di mo a me besu a jo :))”, ka shkruar Haruni, trajner i KB Shkupi./Open-TV.