Hendbollistet e Çairit kanw festuar në ndeshjen derbit tw Ligws sw Femrave kundwr Vardarit, lider i renditjes, me rezultat 27:26. Vendwset tw udhëhequra nga Teodora Gulitsoska arritwn të bëjnë një kthesë në pjesën e dytë dhe të fitojnë tre pikët.
Dueli derbi nisi me mbrojtje solide nga të dyja palët dhe një luftë e madhe për çdo top. Nikoqiri ishte në epërsi vetëm në dy raste në pjesën e parë, ndërsa në pjesën tjetër të pjesës së parë, “kuqezinjtë” luajtën më mirë sidomos në mbrojtje. Pas epërsisë së Çairit prej 2:1, mysafirët bënë një seri 3:0, kaluan në epërsi me 4:2 dhe në fund të pjesës së parë ishin në epërsi, e cila herë pas here arrinte në pesë gola.
Vardari më së shumti shënoi përmes Stefanoskws dhe Trpevskws, ndërsa në anën tjetwr Gulitsoska, Gjeorgievska dhe Dzakmiq mbajtën gjallë Çairin.
Në mesin e pjesës së parë tw zgjedhurat e Tsarchevit bënw një hap përpara, dolën në 10:6 dhe para përfundimit të pjesës së parë kishin pesë gola diferencë-15:10. Mirëpo, Çairi nuk lejoi dominimin e plotë të mysafirit dhe me tre gola radhazi zbriti në minus dy. Rezultati pas 30 minutave lojë ishte 15:13 për kampin mysafir.
Në vazhdim vendasit arritën të rikthehen në lojë dhe të luftojnë për pikë. Pasi Vardari priti me 19:16, hendbollistet e Latifit me një seri 4:0, gjegjësisht me golat e Gulitsoska, Nikolovska dhe Rexhep, në minutën e 40-të bënë një kthesë të plotë dhe kaluan në epërsi-20:19.
Mysafirwt dolwn nga kriza dhe barazuan me golin e Stefanoskës në 20:20 në minutën e 42-të. Pasoi një periudhë, në të cilën të dyja skuadrat hynë në një sërë gabimesh teknike. Çairi arriti të luajë më aktivisht dhe në minutën e 45-të arriti diferencën më të lartë prej dy golave, 22:20, por mysafirët shumë shpejt barazuan në 22:22.
Tensioni i vazhdueshëm në shënim ka qenë arsyeja që skuadra e Çairit të hyjë me rezultat aktiv 24:22 në fund të ndeshjes. Në momentet kur rezultati po thyhej, ka funksionuar liderja e lojës në kampin vendas, mbrojtësi i majtë Gulitsoska, e cila e ka kaluar skuadrën e saj në epërsi 26:24 në minutën e 57-të. Në minutat e fundit luhej gol për gol, kështu që nuk pati asnjë ndryshim në rezultat.
Më efikase në ekipin fitues ishin Teodora Gulitsoska me nëntë gola dhe Marija Nikolovska me pesë gola. Te Vardari u shqua Sara Stefanoska me 12 gola, të cilët nuk mjaftuan për një rezultat të favorshëm.