Luiz Ejlli, është fenomeni shqiptar më i diskutuari i muajve të fundit.
Të shtunën ai arriti ta rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.
Këngëtari shkodran ka arritur të thyejë rekorde të shumta.
Një nga sukseset që nuk e ka arritur askush për kohë të shkurtër është edhe ajo e ndjekësve në ‘Instagram’.
Kur kanë kaluar më pak se dy javë nga hapja e llogarisë me emrin ‘ItsLuizEjlli’, tashmë kjo faqe ka grumbulluar 502 mijë ndjekës deri tani./Lajmi.net/