Debutim ëndrrash mund të cilësohet ai i Medin Bajramit me skuadrën e Malishevës. Mbrojtësi i talentuar e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin e ri, duke shënuar gol në miqësoren kundër Kastriotit, 4-0, në Strugë.
Është interesante se ai para dy ditësh ishte promovuar si lojtar i ri.
24-vjeçari e shënoi një gol në debutim dhe ai ishte për rezultatin 3-0.
Aktualishtë Malisheva ndodhet në përgatitje në Ohër.
Medin Bajrami te Malisheva shkoi nga Renova./Open-TV