Babai i prof.dr. Kushtrim Ahmeti, Ismail Bilalli, i ka shkruar një dedikim djalit të tij, pasi u zgjodh u.d. rektor i Universitetit të Tetovës, përcjell Open-TV.
Ismail Bilalli, i cili është mësues, ka deklaruar se emërimi u.d. rektor i Universitetit të Tetovës e ka gëzuar shumë ate dhe mbarë familjen e farefisin.
Gjithashtu ai ka thënë se është kënaqësi dhe krenari kur e gjithë kjo vlerësohet edhe nga shokët e tij.
Ai është i bindur se kur të vijë koha me faqe të bardhë do ta dorëzoj postin.
Postimi i plotë:
Djali im, prof dr. Kushtrim Ahmeti:
Emërimi yt si u.d. rektor i Universitetit të Tetovës më gëzoi mua dhe mbarë familjen e farefisin.
Në jetë e në karrierë deri këtu ke ecur faqebardhë, me faqe të bardhë e pranove postin, me faqe të bardhë punoje punën që ta ngarkon ky post. Unë jam thellë i bindur se kur të vijë koha me faqe të bardhë edhe do ta dorëzosh atë! Unë si prind shpreh respektin dhe mirënjohjen time më të thellë që me përkushtimin më të lartë po derdh djersën intelektuale, shpirtërore dhe fizike në Universitetin e Tetovës, duke mos e kursyer as shëndetin. Është kënaqësi dhe krenari kur e gjithë kjo vlerësohet edhe nga shokët tu në këtë mënyrë. Urime për shokët e tu! Urime për Universitetin e Tetovës! Urime për studentët! Urime edhe për ty, Kushtrim! Biri i denjë i UT-së dhe djali im punëtor e arsimdashës! Ju uroj suksese dhe ju priftë e mbara!/Open-TV/