Ylli argjentinas Lionel Messi, i cili luan për Paris Saint-Germain ( PSG ), një nga skuadrat e Ligës së Parë Franceze të Futbollit (Ligue 1) , do të qëndrojë larg fushave për pak kohë, pasi nuk i ka kapërcyer ende pasojat e mutacionit Omicron me tw cilin u infektua një muaj më parë.
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka shpjeguar arsyen e mosmarrjes së Messit në skuadrën e kualifikimeve të Kupës së Botës FIFA 2022 në Amerikën e Jugut, të cilën ata do ta luajnë nesër kundër Kilit dhe më 2 shkurt kundër Kolumbisë.
Scaloni, i cili mbajti një konferencë për shtyp, tha se ata folën me Messin, por ai ishte shprehur se akoma nuk ishte shëruar nga COVID-19.
“Do të doja të kisha Messin këtu me ne. Por ai më tha se procesi i sëmundjes Covid-19 ishte shumë i vështirë. Shërimi i tij është më shumë e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Vendosa që ai të pushojë” tha ai.
Messi, i cili njoftoi se ishte infektuar Covid-19 më 2 janar, mundi të qëndroi në fushë për vetëm 27 minuta gjatë kësaj kohe,në ndeshjen PSG – Stade Reims i cili përfundoi me rezultatin 4-0 më 23 janar.