Gjyqtari i njohur i futbollit, Nderim Tefiku nga fshati Llopat i Kumanovës, i ka uruar nënës së tij, Shpresa, pensionimin, shkruan Open-TV.
Nderimi dhe nëna e tij kanë punuar së bashku në SHFK “Kongresi i Manastirit” në Llopat, duke qenë kolegë për shumë vite. Nëna e tij ka qenë arsimtare e Matematikës, kurse Nderimi arsimtar i Arsimit Fizik dhe Shëndetësor.
Nderim Tefiku në postim kishte bërë një përmbledhje të fotografive nga momenti i ditës së daljes në pension, në shkollë dhe familje. Madje, Nderimi si fëmijë ka qenë edhe nxënës i saj.
Në mesin e dhuratave që i kanë bërë asaj ka qenë edhe një tortë në formë të ditarit.
“Urime pensionimin Nëna ime, mësuesja ime dhe kolege e imja. Të uroj shëndet dhe të paçim gjithmonë pranë nesh”, ka shkruari ai. (Open-TV)