Klubi i futbollit Studeniçani dje ka bërë përurimin e hapësirave të reja të zhveshtores, përcjell Open-TV.
Në hapjen solemne kanë marrë pjesë kryetari i komunës me të njëjtin emër që ka klubi, Azem Sadiku dhe zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi.
Dje ka nisur edhe sezoni i ri në Ligën komunale, në të cilën KF Studenicani deklasoi Pobedën me rezultat 9-1, duke bërë me dije se synon titullin kampion.
Njoftim i plot i klubit pa ndërhyrje:
Ditë e veçantë për KF Studeniçan, përveç fillimit të Ligës Komunale sot bëmë hapjen solemne të zhveshtores të KF Studeniçan.
Zhveshtorja do të jetë në shërbim të lojtarëve aktual po gjithashtu edhe në shërbim të gjeneratave që do të vinë pas.
I nderuari kryetar i Komunës z. Azem Sadiki,të nderuar donatorë ju falenderojmë për kontributin e dhënë, ndihma juaj është amanet për ne, ju jemi mirënjohës pafundësisht dhe ju urojmë mbarësi në çdo aspekt.
Gjithashtu falenderojmë stafin teknik, trajnerat dhe lojtarët që përveç detyrës së tyre në klub , ata kanë kontribuar në forma të ndryshme në ndërtimin e zhveshtoreve, po ashtu ju urojmë fillim të mbarë në sezonin e ri dhe me shpresë që vitin tjetër te inkuadrohemi në ligën e tretë.
Ju faleminderit zv. Ministër z. Daim Luçi, faleminderit hoxhallarë dhe të gjithë ju mysafir që me prezencën tuaj e zbukurat këtë eveniment.
Ne si kryesi do të vazhdojmë të punojmë që tju ofrojmë kushte më të mira gjeneratave të reja, me qëllim që të kenë mundësi të merren me sport dhe të largohen nga dukuritë negative.
Lartë e më lartë KF Studeniçani

